Një polic i cili nuk ishte në detyrë plagosi dy qytetar në Dragash, për t’u suspenduar nga vendi punës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në fshatin Glloboçicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se përleshja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve personale.
“Polici ka përdorur armën e zjarrit dhe si pasojë ka plagosur dy qytetarë. Pas trajtimit mjekësor është vërtetuar se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Zyrtari policor është ndaluar dhe është suspenduar menjeherë”, tha Osmanollaj. /Insajderi.com