Policia jep detaje për plagosjen e mikut të deputetit të AAK-së

Policia jep detaje për plagosjen e mikut të deputetit të AAK-së

Mbrëmë rreth orës 23:40, Shaban Ramaj, ka mbetur i plagosur në një lokal në Prishtinë.

Sipas njoftimit policor, deri tek plagosja ka ardhur pas një zënke mes disa personave. I plagosur i ka thënë njësiteve policore se është vet-plagosur ndërsa policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë.

“Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.

Insajderi ka mësuar se personi i plagosur është truproja i Kryetares së Bordit të Telekomit, Besa Shatrit dhe mik i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës.

Plagoset truproja e Kryetares së Bordit të Telekomit