Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e së mërkurës në Prishtinë, ku deklaron se shkak është bërë një mosmarrëveshje në komunikacion.

Rreth orës 17:00 më 10 shkurt u raportua se një person është therur me thikë.

I plagosuri ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve të pësuara.

Për sa i përket sulmuesit ai pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. /Insajderi.com