Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Një 16 vjeçar është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas policisë rreth orës 22:20 viktima është goditur me thikë në këmbë nga një i dyshuar mashkull K/shqiptar i cili pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, gjendja e tij sipas mjekëve është stabile”, thuhet në raportin e policisë. Me urdhër të prokurorit janë ndërmarr veprimet policore.