Policia jep detaje për rrahjen e djalit të politikanit Nenad Rashiqit

Policia jep detaje për rrahjen e djalit të politikanit Nenad Rashiqit

Djali i Nenad Rashiq, politikanit serb në Kosovë dhe ish-ministrit në Qeverinë Kurti, është sulmuar fizikisht të hënën nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla, njofton Insajderi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shkollën “Miladin Mitic”, rreth orës 10:30.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graçanicës.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje.

Për rastin është deklaruar edhe Nenad Rashiq. Rashiq ka thënë se djali i tij është sulmuar me boksa të hekurt e çekiç.

Rashiq sulmin ndaj djalit e ka lidhur me aktivitetin e tij politik./Insajderi.com