Policia jep detaje për shpërthimin e eksplozivit në QMF në Pejë

Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë sot rreth orës 03:50 është gjuajtur me eksplozivë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se identiteti i personave akoma është i panjohur ndërsa eksplozivi është hedhur në derën anësore(ndihmëse) të QKMF-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ndërsa sipas njoftimit, janë duke punuar për zbardhjen e rastit.