
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke hetuar rastin e sulmit kibernetik në Ministrinë e Financave.
Këtë për Insjaderi-n e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
“Sot është raportuar për sulme kibernetike në dy institucione. Informatat e pranuara po trajtohen nga ana e specialistëve të policisë për hetimin e krimeve të tilla në koordinim me institucionet ku dyshohet të kenë ndodhur”, tha Boroci.
Është raportuar se Ministria e Financave të dielën është përballur me një sulm kibernetik. /Insajderi.com