Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen me thikë të personave në një lokal në Prishtinë gjatë mbrëmjes të së premtes, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në kryeqytet.
Tre të dyshuarit të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në një lokal kanë sulmuar me thikë dy kamarierë.
Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga ta vazhdon të jetë ende duke u trajtuar.
“Raportohet se në një lokal ka ndodhur një konflikt fizik me ç’ rast tre persona të dyshuar meshkuj/Kos. kanë sulmuar me thikë dy kamerierë meshkuj /Kos. të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Insajderi.com