Policia jep detaje për të shtënat më armë zjarri të rruga B, dyshohet për dy persona të plagosur

Policia jep detaje për të shtënat më armë zjarri të rruga B, dyshohet për dy persona të plagosur

Kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri te rruga B në Prishtinë, me ç’ rast dy persona kanë mbetur të lënduar, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në raportin e policisë, thuhet se të shtënat kanë ndodhur në orën 22:07, ku persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur edhe armët.

Tutje raporti thotë se më qëllim të marrjes së kontrollit, policia është detyruar të përdor dhe armët.

“Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të  cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka përfunduar raporti i Policisë së Kosovës./Insajderi.com