fbpx

Policia jep detaje për therjen e të miturit në lagjen Mati 1

Policia jep detaje për therjen e të miturit në lagjen Mati 1

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e një therjeje që ka ndodhur sonte në lagjen Mati 1 në Prishtinë, përkatësisht në rrugën Muharrem Fejza, shkruan Insajderi.com

Flora Ahmeti, zyrtare për media e policisë nga rajoni i Prishtinës i ka thënë Insajderit se një person 16 vjeçar, i gjinisë mashkullore, ka mbetur i lënduar nga një thikë.

Sipas Ahmetit, i mituri është dërguar për tretman mjekësor ndërsa njësitet policore janë duke u marrur me rastin./Insajderi/