Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm, ku një 14-vjeçar nga Podujeva, është sulmuar me thikë, njofton Insajderi.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, rreth orës 16:20, ndërkaq i lënduri dhe i dyshuari (poashtu i lënduar) njëkohësisht janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorë në rast”, thuhet tutje në njoftimin 24-orësh të Policisë.
Më tej thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar.
“Podujevë 10.09.2020 – 16:22.Viktima mashkull kosovar dyshohet se është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili po ashtu është i lënduar nuk dihet a është nga thika apo nga sulmi fizik. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy thika, njëra prej tyre dyshohet se është përdorë në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Insajderi gjatë ditës së djeshme kishte raportuar në lidhje me këtë rast për të cilin është thënë se i mituri me inicialet L.S, është sulmuar me thikë disa herë në bark, e madje nga mjeti i mprehtë është prekur pak edhe në zemër. /Insajderi.com