Policia jep detaje për vdekjen e 48-vjeçarit që ra nga kulmi i një ndërtese në Veternik

Policia jep detaje për vdekjen e 48-vjeçarit që ra nga kulmi i një ndërtese në Veternik

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e personit që vdiq të dielën pas rënies nga lartësia e një objekti në Veternik të Prishtinës, njofton Insajderi.

Siç raportohet, viktima ishte një 48 vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ndërsa ishte rrëzuar nga kulmi i ndërtesës dhe si pasojë kishte humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 04.04.2021 – 10:04. Është raportuar se viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, ishte rrëzuar nga kulmi i ndërtesës dhe si pasojw kishte humbë jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com