Rreth orës 14:00 prapa Pallatit të Rinisë në kryeqytet, është gjetur një person pa shenja jete.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Insajderin se viktima është një 71-vjeçar.
Ajo tutje ka deklaruar se me rastin po merren njësitet policore.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Me të dalë në vend-ngjarje njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Bëhet fjalë për një mashkull 71 vjeçar. Me këtë rast po merren njësitet e stacionit policor qendra”, ka thënë Ahmeti. /Inasjderi.com