
Një person është gjetur të mërkurën i vdekur në vendin e tij të punës në Mitrovicë, shkruan Insajderi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ishte gjetur rreth orës 08:00, pa shenja jetë në vendin e tij dhe pas ardhjes se ekipi mjekësore është konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com