Një person 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Viktima punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com