Policia jep detaje për veturën e djegur në “Bregun e Diellit”

Policia jep detaje për veturën e djegur në “Bregun e Diellit”

Policia e Kosovës e njoftuar se vetura e cila është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit.

Vetura është me targa të Kosovës i tipit Renault, raporton Gazeta Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Gazetën Insajderi, se ekipet kompetente janë në vendin e punës dhe se nuk ja persona të lënduar.

“Ne vendin e ngjarjes menjeher ka dale njësia policore, njësia e zjarrfiksve, si dhe eshte njoftuar eksperti i zjarrit. Vetura ka pësuar demtime ne pjesen e motorit. Perderisa, ekipet kompetente jane ne proces te procedurave tjera perfshire edhe hetimin mbi shkaqet e djegies se vetures”, ka thënë Hoxha për Insajderin. /Insajderi.com