Policia e Koosvës ka dhënë detaje të reja për vjedhjen e rëndë të ndodhur rreth një javë më parë në Aerportin Ndërkombëtar “ Adem Jashari”, njofton Insajderi.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se dërgesa e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor.
Policia tutje njofton se së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin.
Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve për këtë rast që është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
“Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari 27. 01.2021-NN. Lidhur me rastin e raportuar, dërgesa e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor. Së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin. Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com