Çfarë ndodhi në Hallaq?

Policia jep detaje për vrasjen dhe plagosjet në Lipjan

Policia jep detaje për vrasjen dhe plagosjet në Lipjan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një person ka mbetur i vdekur e pesë të tjerë të plagosur, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës, përmes raportit të përditshëm, ka dhënë detaje për rastin e djeshëm.

Policia raporton se dje, e premte, rreth orës 07:00 në mëngjes se si pasojë e një mosmarrëveshje nëntë persona të dy familjeve janë përfshirë në rrahje ku është përdorë edhe arma e zjarrit.

Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar kishte marr plagë vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbet pesë persona të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën përkujdesje të njësive policore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tetë gëzhoja të fishekëve dhe një predhë e fishekut.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj të cilëve duke përfshirë edhe të dyshuarit e plagosur me vendim prokurori u ka caktuar masën e arrestit për 48 orë, ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Ende zyrtarisht nuk jepen motivet e mosmarrëveshjes.

Bashkëfshatarët në Hallaq thonë se dy familjet e përfshira në këtë ngjarje, Hoxha dhe Jakupi, kishin pasur gjithmonë marrëdhënie të mira, madje edhe kishin bërë biznes bashkë në të kaluarën./Insajderi.com