Policia jep detaje për vrasjen e së mërkurës në Pejë

Policia jep detaje për vrasjen e së mërkurës në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në Pejë.

Vrasja ndodhi saktësisht në rrugën Xhin Gazuli, rreth orës 20:15.

I dyshuari për vrasje është arrestuar. Ai ishte mësues dhe dyshohet se ka vrarë babain e vajzës që është raportuar ta ketë “ngacmuar seksualisht”.

“Nga i dyshuari, njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë  me dy karikatorë dhe 7 copë fishekë”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet. /Insajderi.com