Policia jep detaje për zhdukjen e 47-vjeçarit – gjendet i vdekur në afërsi të parkut të qytetit në Pejë

Policia jep detaje për zhdukjen e 47-vjeçarit – gjendet i vdekur në afërsi të parkut të qytetit në Pejë

Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka njoftuar se ka gjetur të pa jetë trupin Rrustë Rexhepaj, 47-vjeçari nga fshati Raushiq i Pejës i cili ishte raportuar se ishte zhdukur para 10 ditësh.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se trupi i Rexhepajt ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të parkut të qytetit në Pejë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me datë 26.05.2019 rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arritur që ta gjejë viktimën ne afërsi të parkut të qytetit në Pejë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se “Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në fund të komunikatës. /Insajderi.com