Zjarri i cili ka ndodhur sot në lokalin “Blu Skay”, i cili gjendet brenda Pallatit të Rinisë, Policia e Kosovës ka thënë se ka ndodhur nga një pakujdesi e vogël e kuzhinës së këtij lokali.
Florie Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës ka thënë për Gazetën Online Insajderi se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, dhe nuk ka qenë një incident i vogël, nga një pakujdesi e vogël e një lokali brenda Pallatit të Rinisë.
Ahmeti ka thënë se zjarri ka qenë i vogël dhe është evidentuar.
Lexuesit i kanë dërguar video ku shihet tym në Pallatin e Rinisë. Videot mund t’i shihni më poshtë. /Insajderi.com