Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin tragjik në Ferizaj, ku mbeten të vdekur katër persona.
Nëpërmjet një komunikate, dega e Policisë së Kosovës në Ferizaj, thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37 – në magjistralen Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Koshare.
“Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër ,i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Aksidneti tragjik kishte ndodhur ndërmjet dy automjeteve.
Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin. /Insajderi.com