
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, në këtë aksident ku të përfshirë ishin një traktor, një kamion dhe një veturë, edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Prizren 11.09.2020 – 19:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një traktori, një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar. Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com