Policia jep detaje të reja për sulmin ndaj policëve në Fushë-Kosovë

Policia jep detaje të reja për sulmin ndaj policëve në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me sulmin e ndodhur dje në Fushë-Kosovë, ku mbetën të lënduar gjashtë persona, ndër ta edhe dy policë, njofton Insajderi.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, zyrtarët policorë derisa ishin duke shqiptuar një tiketë kundërvatje, janë sulmuar nga shtatë të dyshuar.

Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj  lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar.

Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar.  

“Rr. Pejës, Fushë Kosovë 03.11.2020-14:45. Është raportuar se dy zyrtarët policor derisa  ka qenë duke shqiptuar një tiketë kundërvajtje, janë sulmua fizikisht nga  shtatë të dyshuar meshkuj Kos. Raportohet se njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve. Si pasoj  lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe tre të dyshuar. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com