Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vetëvrasjen e mbrëmshme të zyrtarit të saj në fshatin Ranillug të Gjilanit, njofton Insajderi.
Në raportin 24 orësh të këtij institucioni thuhet se viktima ka kryer aktin e vetëvrasjes derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa rrethanat ende mbeten të panjohura.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Arma zyrtare e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Arma zyrtare e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com