Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i biznesmenit Albert Krasniqi, i cili u vra të mërkurën, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Siç bën të ditur policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë, njofton Insajderi.
Sipas dyshimeve të para, dorasi është babai i viktimës, afaristi Skënder Krasniqi, i cili më pas ka njoftuar policinë për aktin.
Ndërkohë, policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com