Policia jep detaje të reja për vrasjen në Viti

Policia jep detaje të reja për vrasjen në Viti

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e djeshme që ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë, njofton Insajderi.

Në raporin e saj 24-orësh, Policia njofton se vrasja e dy djemve, bashkëshortes e më pas edhe vetëvrasja e personit që kreu këtë akt, ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare në shtëpinë e tyre.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion  ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

“Fsh. Pozheran, Viti 30.12.2020-18:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë  e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion  ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com