Policia jepë detaje sesi ndodhi tragjedia në Gjakovë

Policia e Kosovës ka treguar sesi ndodhi tragjedia e djeshme në Gjakovë ku kishte një vrasje dhe dy plagosje.

Policia jepë detaje sesi ndodhi tragjedia në Gjakovë

Të martën në orët e hershme të mëngjesit në Bardhaniq të Gjakovës ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka sqaruar ngjarjen sesi ka ndodhur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Ai i kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,  thuhet në njoftim

Të martën Insajderi.com kishte kontaktuar me Drejtorin e Policisë rajonale të Gjakovës  Lumni Garishta, e cili e kishte konfirmuar rastin.

Rasti tronditi këtë fshatë në Gjakovë ky përpos vrasjes kishte edhe dy persona të plagosur. /Insajderi.com/