Policia ka kapur një sasi të cigareve pa banderola

Policia ka kapur një sasi të cigareve pa banderola

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive të tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Fushë-Kosovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Dogana njofton se Njësiti i anti-kontrabandës rreth orës 09.00 sipas planit operativ ka ushtruar kontrolle në një shtëpi në Fushë-Kosovë nën dyshimin për posedim të mallra me akcizë. Gjatë kontrollit është hasur në cigare pa banderola RKS.

Policia njofton se janë kapur 3260 paketime me nga 20 cigare të markave King, Ashimo, Bellagio, Donatella, Eva Slims, Marlboro, President dhe Cigare W.