Policia kap të infektuarin me COVID-19 në sheshin e Vushtrrisë

Policia kap të infektuarin me COVID-19 në sheshin e Vushtrrisë

Qytetari nuk i respekton masat e vetizolimit, del në qytet I infektuar me Covid-19.

Një burrë nga Vushtrria është ndalur nga Policia dje pasi nuk ka respektuar masat e vetizolimit pas që është i infektuar me Covid-19 dhe ka dal në sheshin e qytetit në Vushtrri, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, policia ka hasur në të dyshuarin e infektuar me COVID-19 që shëtiste në sheshin e Vushtrrisë. Ndaj të njëjtit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila është procedurë në procedurë të rregullt./Insajderi.com