Policia konfirmon aksidentin e rëndë në Gjakovë ku humbën jetën tre persona

Policia konfirmon aksidentin e rëndë në Gjakovë ku humbën jetën tre persona

Mëngjesin e së shtunës ka ndodhur një aksident tragjik ku mbeten të vdekur tre persona.

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nustret Gjurkaj, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:40

“Policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se brenda veturës që kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë tre persona”, ka deklaruar ai.

Ai tha se të gjitha njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë të informuar”, ka thënë Gjurkaj. /Insajderi.com