Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht të martën në lagjen “Pejton” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Gazetari Syla është sulmuar për shkak të shkrimeve të tij të cilat prej disave janë konsideruar si ofendime ndaj mërgimtarëve, të cilët kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve./Insajderi.com