Policia konfirmon vdekjen e Fadil Syleviq

Policia konfirmon vdekjen e Fadil Syleviq

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se i vdekuri në periferi të Prishtinës është ish-zyrtari policor, Fadil Syleviq.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën që shpie nga “Mati” për te “Liqeni Badovcit”.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente”.

“Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është  i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull. Ekipe të hetuesisë dhe krim-teknikës edhe në këto momente janë duke shikuar vendin e ngjarjes. Për informata të reja do t’ju njoftojmë me kohë”, tha ai. /Insajderi.com