Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se një kosovar është vrarë në Siri, duke thënë se nuk informacion zyrtar nëse bëhet fjalë për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit.
“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Megjithatë, bëhet e ditur se informacioni për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit ka ardhur në rrugë jozyrtare.