Policia konfiskon armën pasi i dyshuari e postoi në Facebook

Policia konfiskon armën pasi i dyshuari e postoi në Facebook

Policia në Mitrovicë ka bërë të ditur për bastisjen e një banese, të të dyshuarit A. H., i cili e kishte postuar një pistoletë në rrjetin social Facebook.

“Njësia e  hetimeve ka ardhur deri te informata pas postimit që kishte postuar veten i dyshuari A.H. në rrjetin social “Facebook” me pistolete në dorë, ku me urdhër të Gjykatës policia ka kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, dhe si provë materiale është konfiskuar një armë zjarri, Pistolet 7×65 dhe  6-fishek 7×65”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi që i dyshuari nuk është takuar në shtëpi gjatë kontrollit, atij i është lënë ftesa nga hetimet që të paraqitet në stacion për intervistë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’./Insajderi.com