Në fshatin Gojdulë të Vushtrri, dje rreth orës 22:00 është arrestuar një person pasi të njejtin i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe kokainë.
“Pas bastisjes së lokalit dhe personave nga policia, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që në xhepin e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.50 gram dhe kokainë 0.51 gram”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.