fbpx

Serbia m’i fshiu krejt vulat e hyrjes në Kosovë, rrëfen gazetari izraelit

Serbia m’i fshiu krejt vulat e hyrjes në Kosovë, rrëfen gazetari izraelit

Gazetarit izraelit, Eldad Beck, i janë fshirë vulat hyrëse për në shtetin e Kosovës, shkruan Insajderi.

Së paku, kështu ka bërë të ditur ai përmes Facebook.

Beck ka shkruar se derisa po kalonte në kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Beogradit, policia kufitare i ka fshirë me laps vulën hyrëse për në Kosovë

“Nëse nuk gaboj, kjo është vepër kriminale. Juve nuk ju lejohet ta dëmtoni një pasaportë të huaj. Duhet të jetë një tjetër sukses diplomatik i BE-së”, ka shkruar gazetari izraelit./Insajderi/