Policia e Kosovës sot, e martë, do të mbajë konferencë për media lidhur me sigurinë në trafikun rrugor, njofton Insajderi.
Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lartë të PK-së.
“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju njoftojmë që me 08.06.2021, Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media, e cila i dedikohet sigurisë në trafikun rrugor. Për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor, planifikimet operacionale dhe angazhimet policore në këtë konferencë do të flasin përfaqësues të lart të PK-së”, thuhet në kumtesë.
Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i aksidenteve në trafik, disa prej të cilëve kanë përfunduar me pasoja fatale.
Në bazë të të dhënave të policisë, nga fillimi i këtij viti kanë ndodhur 7645 aksidente trafiku, ndërsa nga këto aksidente kanë humbur jetën 42 persona.
Ndërsa, vetëm gjatë të dielës, pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti dhe një vetëaksidenti në komunikacion./Insajderi.com