Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në disa rajone veprime ndaj disa personave, që kishin hapur pishinat e tipit të hapur, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkak të pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla të hapura, ndaj pronarëve janë iniciuar rastet ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’.
Policia e Kosovës do të vazhdojë implementimin e planit dhe monitorimin e situatës përmes njësiteve patrulluese dhe në të gjitha rastet ku vëren moszbatim të vendimit përshirë hapjen e pishinave të tilla në kundërshtim me vendimin zyrtar, do të marrë masa konkrete sipas dispozitave ligjore, thuhet në komunikatë./Insajderi.com