Policia mbyll tregun e veturave në Prishtinë

Policia mbyll tregun e veturave në Prishtinë

Policia e Kosovës para disa minutash ka mbyllur tregun e veturave në Prishtinë, njofton Insajderi.

Dyshohet se mbyllja e sotme e këtij tregu erdhi si pasojë e masave parandaluese ndaj përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.

Blerësit të cilët kanë qenë brenda këtij tregu janë obliguar që të dalin jashtë, ndërsa të tjervë nuk iështë lejuar futja brenda tregut.

Ky treg nuk ka funksionuar për më shumë se tre muaj për shkak të situatës epidemiologjike. /Insajderi.com