Një aksion nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar në Komunën e Gjilanit, por nga kjo komunë nuk kanë informacion se për çfarë bëhet fjalë.
Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, ka thënë për Gazetën Online Insajderi, se në mëngjesin e sotëm është parë një lloj mobilizimi i policisë, por që zyrtarisht komuna nuk është njoftuar për një operacion të mundshëm.
“E kemi parë një lloj mobilizimi në mënjges por zyrtarisht nuk është njoftuar komuna për një operacion të tillë. Tashmë interesohem për informacione të reja”, ka thënë ai.
Operacione të tilla kanë ndodhur edhe nëpër lokacione të tjera të Kosovës.
Në agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë është arrestuar kryeshefi i saj – i cili ishte një ndër shtatë të arrestuarit që dyshohet për marrje ryshfeti.
Aksione kanë ndodhur edhe në Komunën e Istogut dhe asaj të Lipjanit, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtarë për motivet e këtyre aksioneve. /Insajderi.com