Policia me aksion nëpër fshatrat e Lipjanit, 4 të arrestuar

Policia me aksion nëpër fshatrat e Lipjanit, 4 të arrestuar

Katër persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës për të cilët kishte urdhëresa të Gykatës, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se operacioni ka nisur të shtunën, nga njësitet policore të Lipjanit.

“Sot njësitet policore të Lipjanit, kanë përfunduar një operacion të nisur dje i cili ka rrezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës. Aksionet janë ndërmarrë në katër lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Zllakuqan, Mirenë, Baicë dhe në Janjevë ku janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe janë realizuar katër urdhëresa te gjykatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo mes tjerash njoftoi se të arrestuarit dyshohen për “Vjedhje e rëndë në tentativë”, “Dëmtim prone” dhe “Lëndim trupor”.

“Për personat e arrestuar, kishte urdhëresa aktive të gjykatës për veprat vjedhje e rëndë në tentativë, dëmtim prone dhe dy lëndime trupore. Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në vuajtje të dënimit”, ka deklaruar Ahmeti. /Insajderi.com