Policia me detaje shtesë lidhur me kërcënimet me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Policia me detaje shtesë lidhur me kërcënimet me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy kërcënime me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari.

Gjë të cilën e kishte konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Por, ditën e sotme PK-ja ka jep detaje shtesë për rastin. Sipas tyre dy kërcënimet kanë ardhur nëpërmjet postës elektronike.

“Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve”, thuhet në raportin e PK-së.

MË pas thuhet se njësitet përkatëse kanë bërë kontrollimin e të gjitha hapësirave të aeroportit.

“Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta. Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit”.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.