Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për medie, pas përfundimit të një operacioni i cili ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve për përfshirje në krim të organizuar, njofton Insajderi.
Policia ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Sipas njoftimit, detaje shtesë do të jepen në konferencën e orës 15:30.
“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së./Insajderi.com