Policia mohon se xhandarmëria serbe hyri dje në Karaçevë

Policia mohon se xhandarmëria serbe hyri dje në Karaçevë

Policia e Kosovës ka dematuar lajmin se xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përkatësisht në zonën e Karaçevës, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga PK me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se shkrimet e publikuara një ditë më parë nuk i përkasin ndonjë informacioni zyrtar.

Madje shtohet se më 6 prill është mbajtur një takim zyrtar në mes përfaqësuesve të KFOR-it në përbërje prej KFOR-it amerikan, turk dhe palës serbe.

“Shkrimet e publikuara nuk qëndrojnë dhe nuk i përkasin ndonjë informacioni zyrtar, pasi në datën 06.04.2021, është mbajtur një takim zyrtar në mes të përfaqësuesve të KFOR-it, në përbërje prej KFOR-it Amerikan, Turk dhe palës serbe”, thuhet në njoftim.

“Referuar informacioneve zyrtare lidhur me zhvillimet e realizuara në terren vlerësohet se nuk kemi të bëjmë me hyrje të Gjendarmerisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, por kemi të bëjmë me realizim të një takimi zyrtar në cilësi të takimeve të rregullta”.

“Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, Policia e Kosovës do të vazhdoj të jetë e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe informimin e drejt të opinionit publik”, bëhet e ditur nga policia. /Insajderi.com