Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndalur një person shtetas të Serbisë rreth orës 18:00 në Leposaviç i cili në veturën e tij kishte një ngarkesë prej 30 paketave me filtër të cigareve pa dokumentacion.
Vozitësi është liruar me vendim të prokurorit pas intervistimit ndërsa ngarkesa e dyshuar është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë.
“Raportohet se nga policia është ndaluar vetura me tabela të Serbisë, me vozitës mashkull Boshnjak/shtetas i Serbisë, e cila kishte ngarkesë prej 30 paketave me filtër të cigareve pa dokumentacion . Më vendimin e Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse automjeti me ngarkesën e dyshuar dërgohet në terminalin doganor Mitrovicë. Rasti mbetet të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.