
Policia e Kosovës ka njoftuar së të premten ka arrestuar një person një fshatin Sllatinë e Madhe pasi që i njëjti ka shtënë më armë zjarri në një ahengu familjar, shkruan Insajderi
Sipas policisë nga i arrestuari është konfiskuar arma dhe një gëzhojë e saj.
“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Ndërsa në Rrugën “Enver Maloku”, policia ka shoqëruar në stacionin policor një burrë pasi që të njëjtit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoleta.
Në raport 24 orësh thuhet se në veturën e tij janë gjetur gjashtë fishek dhe një thikë në Prishtinë.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë./Insajderi.com