Policia ka ndërhyrë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha, që po mbahet të shtunën para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, përcjell Insajderi.com.
Përmes njoftimit, Policia ka bërë të ditur se kjo është bërë me kërkesë të një grupi deputetësh të PD-së.
“Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:
Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com