Policia ndërmerr një aksion në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë

Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka nisur një operacion në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ai tha për Insajderin se Policia po kryen një operacion në atë pjesë, por detajet për natyrën e operacionit tha se do t’i bëjnë publike pas përfundimit.

“Mundem veç me e konfirmu si operacion. Për detaje tjera dhe rreth natyrës së operacionit ju njoftojmë pas përfundimit”, tha Kelani. /Insajderi.com