Policia ndërprenë ahengun në Shkollën Gjin Gazulli

Policia ndërprenë ahengun në Shkollën Gjin Gazulli

Policia e Kosovës ka ndërprerë një aktivitet në oborrin e Shkollës “Gjin Gazulli”, njofton Insajderi.

Nga një raport i televizionit KlanKosova, mësohet se në pasditen e sotshme, policia ka ndërhyrë në oborrin e shkollës “Gjin Gazulli”, ku stafi i kësaj shkolle kishte organizuar një aheng me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes së drejtoreshës së kësaj shkolle.

Të pranishmit në aheng, janë shpërndarë duke mos rezistuar ndaj ndërhyrjes së policisë, por kanë thënë se ideja e tyre ishte që t’ia përgatisnin një surprizë drejtoreshës e cila tashmë është pensionuar.

Ndërsa, familjarët e drejtoreshës, në një prononcim e kanë justifikuar këtë organizim me pretekstin sa ky ka qenë një aheng i shkurtër dhe se drejtoresha e meriton meqë ka dhënë kontribut të madh për arsimin në Kosovë.

Deri më sot, qytetarët e vendit janë parë duke i shkelur rregullat për menaxhim të pandemisë, por nuk janë parë që edhe punëtoret e arsimit ta bëjnë një gjë të tillë./Insajderi.com